Serie A ngre siparin të shtunën, në orën 18:30, me dy sfidat Milan-Udinese dhe Sampdoria-Atalanta. Interesimi është shumë i madh për të parë në aksion kampionët në fuqi, kuqezinjtë e Stefano Piolit. Trajneri i “djallit” në konferencë për shtyp ka bërë analizën e plotë të gjendjes së ekipit: “Të shohësh ‘San Siro’ plot do të jetë fantastike. Ka një entuziazëm të madh të cilin duhet ta kultivojmë. Klasifikimi tani zerohet, kjo është e vërtetë, por ne nisemi me vetëdije të plotë për atë që kemi bërë.

A është ky Milan më i fortë?
Është një Milan i fortë. Fusha do ta tregojë nëse është më i fortë. Kam parë sjelljen e duhur nga ekipi, kjo më bën të jem pozitiv. E sigurt është se është një Milan në rritje.

Rebic-Giroud-Origi?
Afrimet e reja po më japin ndjesi pozitive. Kanë shumë cilësi dhe karakteristika. Me ata kemi rritur cilësinë e repartit ofensiv. Rebic është mirë dhe formë. Janë të gjithë në dispozicion për nesër, përveç Tonalit. Orgi është një qendërsulmues i kompletuar. Di ti bëjë të gjitha. Do të na jap shumë kënaqësi.

Milani favorit?
Nuk na intereson shumë se çfarë thonë të tjerët. Ne dëshirojmë të jemi kompetitiv dhe të përpiqemi të jemi fitues në të gjithë kompeticionet ku marrin pjesë”, u shpreh Pioli ndër të tjera në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb