Kombëtarja shqiptare nuk ka lëvizur për asnjë pozitë në renditjen e FIFA’s për muajin maj. Shqipëria nuk ndryshon pozicion në klasifikimin e përmuajshëm të FIFA-s. Kombëtarja mbetet në vendin e 57 me 575 pikë pasi gjatë muajit të fundit nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje.

Ndryshime nuk ka as për tre prej kundërshtarëve të Shqipërisë në grupin eliminator të Euro 2016. Kështu, Portugalia qëndron në vendin e 7, Serbia mbetet në pozicionin numër 44, ndërsa Armenia në të 77-in.

Ndërkohë, Danimarka humbet një vend duke zbritur në të 29-in. Sa i përket kreut, Gjermania vazhdon të kryesojë bindshëm. Kampionët e Botës mbajnë vendin e parë të ndjekur nga Argjentina dhe Belgjika.

Klasifikimi i FIFA-s eshte:

1. Gjermania

2. Argjentina

3. Belgjika

4. Kolumbia

5. Braili

6. Holanda

7. Portugalia

8. Uruguai

9. Zvicra

10. Spanja

11. Franca

12. Rumania

13. Italia

14. Anglia

15. Kosta Rika

(a.n/ata/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: