TIRANE- Koncerti simfonik me muzikë të kompozitorëve të famshëm Bach, Hyden dhe Heitor Villa-Lobos, titulluar “Klasikët në Opera”, do të hapë siparin e ciklit të koncerteve kushtuar muzikës klasike në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Cëelja edhe e sezonit të ri artistik me këtë koncert starton mbrëmjen e sotme, ora 19:00.Do të interpretojnë solistët e njohur të këtij institucioni: Erjona Gjyzeli (soprano), Gëzim Bulcari (violinë), Kujtim Vorpsi (violonçel), Erik Tauzi (Oboe), nën dirigjimin e Edmond Doko.

Ndërsa ditën e shtunë, datë 10 Janar, ora 19.00 do të jetë një gala operistike e titulluar, “Bashkë, me zemër” e cila do të mbledhë në një koncert të vetëm solistët e Tkob me pjesëmarrjen e veçantë të solistëve nga Kosova.

Dirigjenti Noorman Widjaja do të drejtojë për publikun muzikën e pavdekshme të W.A.Mozart, G.Donizetti dhe V.Bellini.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb