El Clasico” po afron. Përballen dy prej skuadrave më të mira të planetit, Reali dhe Barcelona. Për të krijuar një ide se cilët janë më të favorizuar për të gjetur golin vlen të dëgjohet mendimi i atyre që në këtë lojë vënë paratë, “bookmakersat” apo thënë shqip, shtëpitë e basteve. Përsa u përket dueleve individuale, ajo që mban në ankth tërë planetin është padyshim përplasja mes Ronaldos dhe Mesit. Argjentinasi vjen në këtë sfidë, pasi i ka rrëmbyer portugezit kreun e klasifikimit të golashënuesve të La Ligas me 32 gola kundrejt 30 të Ronaldos. Sipas bastexhinjve, argjentinasi është favorit për të shënuar golin e parë në “El Clasico”.

Basti për Lionel Mesin që tund i pari rrjetën në “El Clasico” shumëzon me 4.33 shumën e vënë, ndërsa koeficienti për Ronaldon që shënon i pari është 7. Luiz Suarez në fakt vjen menjëherë pas Mesit në kuotat se cili do të shënojë i pari me koeficient 5.25, ndërsa menjëherë pas tij vjen sulmuesi tjetër i Barcelonës, Nejmar, me koeficientin 5.75. Gjykimi i bastexhinjve është i qartë, sipas tyre Barça ka shumë më tepër shanse për të shënuar e para.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: