Një ditë më parë gjithë mediat sportive evropiane kryefjalë kishin Kylian Mbappe, i cili thuhet se u ka kërkuar drejtuesve të PSG-së të largohej në janar, vetëm disa muaj pas rinovimit të kontratës.

Ëndrra e tij ka qenë të ishte pjesë e Real Madrid, por kontrata që ka firmosur nuk e lejon këtë gjë. Gjithsesi bookmakers-at e cilësojnë Realin si klubin favorit për të arritur te sulmuesi francez.

Nëse kjo nuk ndodh, atëherë klubi që mund të arrijë te Mbappe është Liverpool, i cili dhe më parë ka shfaqur interes për të. Pas Liverpool vjen Chelsea dhe Manchester City, ndërsa në listë gjithashtu ndodhen dhe Bayern Munchen dhe Manchester United.

Gjithsesi, ende nuk ka një ofertë drejt tij, edhe pse skuadrat më të mëdha të Europës do të duan që të kenë në radhët e tyre një lojtar të madh si Mbappe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb