Edhe pse merkato është mbyllur, pas ndeshjes së fituar 3-0 nga Bayern Munich kundër Werder Bremen, Harry Kane u pyet në Sky Sport Deutschland për thashethemet e shtuara së fundmi rreth ekzistencës së një klauzole në kontratën e tij.

Sulmuesi Kane preferoi që të driblonte. “Nuk dua të flas për këtë. Ajo që mund të them është se jam shumë i lumtur te Bayern Munich”- tha lojtari.

Në Bundesligë, skuadra e Kompany kryeson me 9 pikë diferencë ndaj Bayer Leverkusenit të vendit të dytë, që gjithsesi ka një ndeshje më pak.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb