TIRANE- Nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, mbledhjen plenare, e cila nisi me vazhdimin e shqyrtimit të problematikës lidhur me situatën e krijuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë për shkak të qenies së trupës gjyqësore të kësaj gjykate me dy gjyqtarë.

KLD publikon në faqen e saj zyrtare vendimet e rëndësishme të mbledhjes së sotme ku thuhet se “Pas diskutimeve, anëtarët e Këshillit vendosën delegimin e dy gjyqtarëve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për gjykuar një numër të caktuar çështjesh. Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli shqyrtoi projekt-aktet përfundimtare të vlerësimit, të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 261/2, datë 14.04.2010 “Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve”. Në përputhje me rendin e ditës, anëtarët shqyrtuan në zbatim të vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nr. 36, datë 29.04.2015 “Për kriteret dhe procedurat e vlerësimit profesional dhe etik të kryeinspektorit dhe inspektorëve të këshillit të lartë të drejtësisë”, projekt-aktin e vlerësimit, e Piro Samara, Inspektor pranë KLD-së”.

“Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit” bëhet e ditur nga KLD.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: