TIRANE – Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka rrëzuar kërkesën e ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço për dhënie mase disiplinore ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, N.C. Gjithashtu Këshilli rrëzoi me shumicën e votave edhe propozimin e Kryetarit të Këshillit, njëkohësisht President i Republikës, për dhënien e masës disiplinore “vërejtje” ndaj këtij gjyqtari.
Mësohet se gjatë mbledhjes së sotme anëtarët e KLD-së shqyrtuan edhe propozimin e Ministrit Naço për dhënie mase disiplinore ndaj gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, A.J. Pas diskutimeve, Këshilli me shumicën e votave vendosi që ndaj gjyqtarit A.J, të kryhet një inspektim i përgjithshëm i punës se tij, për tre vitet e fundit.
Para se të shqyrtohej kërkesa për procedimin disiplinor të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, O. A, Ministri i Drejtësisë, kërkoi nga anëtarët e Këshillit shtyrjen e shqyrtimit te procedimit disiplinor ndaj këtij gjyqtari dhe bashkimin e procedimit me një tjetër procedim te sjelle se fundmi pranë KLD-së nga ana e tij. Sa me sipër anëtarët e Këshillit vendosën pranimin e kërkesës se Ministrit për bashkimin e dy procedimeve disiplinore ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, O. A, dhe shqyrtimin e tyre në mbledhjen e radhës së KLD-së.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: