TIRANE

Moderatorja e dashur për publikun, Klea Huta dhe këngëtari Elgiti Doda do të bëhen prindër për herë të parë të një djali, i cili pritet të vijë në jetë nga fillimi i verës.

Klea ka reaguar për herë të parë pas lajmeve të shtatzanisë, duke e konfirmuar që është në pritje të një djali siç u përfol. Përmes një postimi në “Instastory”, moderatorja ka treguar se ndodhet në një dyqan rrobash për fëmijë ku mbizotëron ngjyra blu dhe duket qartë që janë rroba për djem.

Mesa duket moderatorja ka filluar të bëjë parapërgatitjet për vogëlushin që do të vijë në jetë. Kujtojmë se para disa ditësh Klea dhe Elgiti kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre në Marok.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: