TIRANE

Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë në fillim të qershorit. Kridi tanimë është 5 muajsh dhe Klea ndan shpesh momente me të, por pa i zbuluar portretin, një zgjedhje kjo që ka lidhje edhe me bestytnitë, siç ka treguar moderatorja së fundmi në një seri pyetje-përgjigjesh në Instagram.

Sigurisht që të gjithëve na ka rënë në sy si Klea u rikthye në formë në një kohë shumë të shkurtër. Ajo mori gjatë shtatzënisë jo pak, por 19 kilogramë, 16 prej të cilave i hoqi që muajin e parë pas lindjes. Por si ia doli?

E pyetur nga një ndjekës, Klea u përgjigj:
“Mendoj që është dhe gjenetike, por asgjë e jashtëzakonshme. Prej disa komplikacioneve pas lindjes, m’u desh të hiqja dorë nga buka dhe kam ngrënë vetëm supëra, lëngje të shtrydhura, gjellë pa bukë. Muajin e parë hoqa 16 kilogramë, nga 19 që mora gjithsej.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: