ITALI

Balerini i njohur Kledi Kadiu dhe bashkëshortja e tij, Charlotte, janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Lajmin ata e dhanë dy muaj më parë, përmes një fotoje me ekografinë në dorë.

“Familja jonë do zmadhohet. Në gusht do vijë një gëzim i ri. Jemi jashtëzakonisht të lumtur”, -shkruante Kledi përkrah postimit.

Ndërsa pak orë më parë, me një foto tjetër, po aq domethënëse, Kledi ka zbuluar gjininë. Lajmin e ka dhënë vajza e tyre e madhe Lea, e cila ka lënë një gjurmë dore me bojë blu në barkun e së ëmës.

“Lea ka zbuluar një sekret… Kush e kishte gjetur?” –shkruan Kledi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kledi Kadiu (@kledi)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: