Pas disa vitesh lidhje dhe bashkëjetesë me Charlotte Lazzari, bukuroshen franceze dhe nënën e vajzës së tij, balerini i famshëm shqiptar ka vendosur të martohet.

Ky lajm bëhet i ditur nga voxalbaniae.com, i cili njofton se ceremonia e martesës së çiftit të famshëm do të mbahet më 28 qershor në periferi të Romës, buzë liqenit të Braçiano-s.

Në ceremoninë e martesës, e cila me siguri do të jetë madhështore, do të marrin pjesë emrat më mëdhenj të botës së artit, medias, sportit dhe politikës.

Maria de Filippi, Ermal Meta, Ambeta Toromani, Klaudia Pepa, etj., janë vetëm disa nga emrat që do të jenë pjesëmarrës në dasmë. Të tjerë do të zbulohen në ditët në vazhdim kur edhe gazetarët do të “vërsulen” për të mësuar më shumë.

Sa i takon vendit të përzgjedhur për ceremoninë e martesës, duket se vendimi nuk ka qenë krejt i rastësishëm nga ana e çiftit për faktin se Roma nga të gjithë turistët anembanë botës, por edhe nga vetë romakët, mbahet si Qyteti i Përjetshëm.

Kledi Kadiu dhe Charlotte Lazzari janë prindër të një vajze 2 vjeçare, që quhet Lea.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb