Kledi Kadiu, trajner i programit “Amici” të Maria De Filippi, shpërthen në pasion. Fotot më të fundit të balerinit me të dashurën 18 vjet më të re se ai, tregojnë qartë se po jeton ditë të nxehta jo vetëm nga moti, por edhe nga zemra.

Ai që cilësohej gjithnjë nga media si “balerini i akullt”, por tashmë ka marrë “flakë” edhe në det. Kledi është kapur mat nga një fotograf italian, ku shihet qartë se është i papërmbajtur në lidhjen e re.
Ai luan me të dashurën në ujë e mbi gurë, qesh me të, e puth rrëmbimthi e bën plot veprime të tjera, që të lënë të kuptosh se dashuria e ka shndërruar në një fëmijë. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: