Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu teksa komentoi protestën e opozitës që u mbajt më 7 korrik, pohoi se ky tubim theu indiferentizmin në shoqëri ndaj të gjitha aferave korruptive të bëra sipas tij nga qeveria ‘Rama’.

Në një bisedë në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Balliu tha se ky tubim nxori shoqërinë shqiptare nga ‘koma’.

“Protesta e 7 korrikut ishte një moment historik pasi pjesëmarrja masive e qytetarëve të Tiranës theu indiferentizmin në shoqëri ndaj të gjitha aferave korruptive të bëra, nxori shoqërinë nga koma. Regjimet diktatoriale në të gjithë botën kërkojnë të krijojnë një ndjesi kome në shoqëri. Për fatin tonë të mirë pjesëmarrja që qytetarët i bënë vendit në 7 korrik e nxori shoqërinë nga koma.”, tha shefi i organizimit në Partinë Demokratike. 

Mes të tjerash ai shtoi se; “Unë nuk kam menduar për asnjë sekondë që deputetët nuk do jenë në protestë. Ata do ishin pjesë e protestës, ne na bashkon aksioni kundër qeverisë. ata do të jenë gjithashtu pjesë e aksionit në të ardhmen. Protesta është kthyer tani në historike. Shpalosja është hapi i parë drejt largimit të Edi Ramës. Vetë qytetarët në këtë protestë mbrojtën dinjitetin e tyre duke u bërë pjesë e protestës. Qytetarët tani janë kthyer në misionarë për shpëtimin e vendit.”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb