I ftuar në emisionin “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24”, Klevis Dalipi, ish-trajner i Partizanit, foli për fitoren e Kroacisë kundër Islandës si dhe potencialin që ballkanasit kanë në këtë Botëror.

“Patjetër pasi askush nuk besonte te Argjentina, por unë kisha shpresa te një fitore e Kroacisë sot. Shumë thonin që Kroacia mund ta toleronte pasi luanin me formacionin e dytë, por ata treguan se në këtë nivel nuk mund të tolerohet dhe vazhduan me profesionalizëm.

Skuadra ballkanase ka shumë potencial dhe harmoni brenda në skuadër. Kanë shumë uri për të fituar dhe them se mund të shkojnë deri në finale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb