TIRANE-Kreu i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, komentin qëndrimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ dhe KLP. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti i LSI thotë se “ONM pranon që ligji u shkel”.

Sipas tij, mazhoranca shkeli ligjin pasi votoi kandidatën e përjashtuar nga ONM.

POSTIMI I PLOTE
ONM pranon qe ligji u shkel. Gjynah per ata qe brohoriten per drejtesine e goglave.

ONM dhe shefja e misionit Calavera na thote qe kandidatet e rrezuar prej tyre ONM e paska bere sipas ligjit.
Po kush e ka shkelur ligjin?

Maxhoranca e ka shkelur ligjin ne mes te dites dhe kandidatet e perjashtuar nga ONM i pranoi,i zgjodhi dhe i votoi.
Ligji nuk ka dy lexime,por ka vetem nje lexim: te zbatohet pike per pike sic eshte shkruar.
Keta kandidate qe ONM i perjashtoi si te padenje u hodhen te goglat dhe u zgjodhen nga goglat.
Drejtesia e goglave eshte pra edhe sipas ONM nje short mes te paligjshmeve, pra nje drejtesi kunder ligjit e zhytyr ne batakun e antiligjit.

Drejtesia e goglave te kandidateve te paligjshem ishte drejtesi per tu refuzuar e per tu perbuzur.
Gjynah per kedo…. qe u ekzaltua dhe mbrojti drejtesine e paligjshme te goglave.
ONM pranon qe ligjet jane lexuar sipas qejfit nga maxhoranca.
Po ONM eshte perbere nga perfaqesues te SHBA dhe BE.

Po keta perfaqesuesit e BE dhe SHBA ne Tirane kete ONM e tyre a e degjojne?
Se keta BE dhe SHBA ne Tirane opoziten dihet qe nuk e degjojne bile e pergojojne dhe e mallkojne, se keta e duan Shqiperine me shume se shqiptaret e opozites qe jane kunder maxhorances se droges dhe korrupsionit.

Reforma ne drejtesi eshte zhytyr ne batakun e antiligjit.
Kryeministri ne reformen ne drejtesi po ecen me moton shkaterrimtare”po e fillojme duke e shkelur ligjin pastaj e respektojme rruges”.
Kesaj moto-je shkaterrimtare po i bejne sherbim edhe ca te huaj here me deklarata here me lobime te shumta te ndotura e pas kuintave.

Prokurorja e pergjithshme u zgjodh pa veting dhe me 69 vota nga 84 qe kushtetuta kerkon.
Anetaret e KLP dhe KLGJ u zgjodhen gjithfaresh qe dhunonin ligjin: ca qe ONM i rrezoi si te padenje,ca qe kishin qene spiune te sigurimit, ca kishin bere gjyqe politike ne kohe te komunizmit,ca qe kishin bere evazion fiskal.
Eshte tragjik rrenimi i endrres se shqiptareve per nje drejtesi te re, te bazuar vetem ne ligj dhe te barabarte per te gjithe.

Kjo enderr u fik nga parate e pista te droges dhe korrupsionit,cdo alibi ne shqip dhe anglisht eshte vetem inkriminim akoma me i thelle ne kete faj historik.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: