TIRANE

Ardian Dvorani po bën cdo përpjekje për të mbajtur edhe pak kohë detyrën si anëtar i Gjykatës së Lartë dhe të kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Përmes një shkrese zyrtare, ai i kërkoi këshillit të lartë gjyqësor më shumë kohë për të dhënë mendimin e tij lidhur me cështjen e mandatit. Afatin prej 3 ditësh e konsideroi të pamjaftueshëm për të renditur argumentat e tij juridikë. Këtë të mërkurë, në vend që të dorëzonte mendimet e tij, Dvorani ka bërë lëvizjen e minutës së fundit, duke kërkuar shtyrje të afatit.

Kërkesa e kreut të KED, e detyron këshillin e lartë gjyqësor të marrë vendim në seancë plenare e cila ende nuk ëstë vendosur se kur do të zhvillohet. Deri atëherë gjasat janë që palët, të ndërmarrin hapa dhe veprime konkrete. Është presidenti ilir meta që kërkon kokën e Dvoranit ë cilin e akuzon për shkelje të kushtetutës e ligjit. Pas kallëzimit në prokurori, kreu i shtetit vuri në lëvizje KLGJ duke i kërkuar të shprehet për përfundimin e mandatit të Ardian Dvoranit si anëtarë i gjykatës së lartë dhe kësisoj dhe si kreu i Këshillit të Emërimeve në drejtësi.

Dvoranit i ka përfunduar mandati që në 2014, por duke shfrytëzuar boshllëqe ligjore, apo dispozita kalimtare ai ka vijuar detyrën. Tashmë që në gjykatën e lartë, kanë mbërritur 3 anëtarët e rinj nga radhët e jogjyqtarëve, Sokol Sadushaj, Ilir Panda e Ervin Pupe, presidenti i vendit thotë se Dvorani duhet të llërë detyrën, sepse vakanca e tij është plotësuar.

Kërkesa e Ilir Metës për të larguar kreun e KED, u bë shkak për tone të ashpra mes palëve politike në vend, ndërsa presidenti ndërmori cdo hap ligjor, madje duke zbritur në shesh në manifestimin e 2 marsit. Ardian Dvorani vijon të jetë në të njëjtën detyrë, për sa kohë që KLGJ ende nuk ka një vendim për cështjen e mandatit e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb