Kreu i KED, Ardian Dvorani do të ketë disa ditë kohë për të formuluar argumentet e tij ligjore për dhënie mendimi lidhur me mbarimin e mandatit të tij.

BalkanWeb mëson se Dvorani kërkoi shtyrjen e afatit të kohë së dhënë nga KLGJ dhe kjo u pranua me vendim qarkullues.

Mbledhja e radhës e KLGJ mund të mbahet të martën edhe pse nuk ka një datë fikse. Presidenti Meta pak ditë më parë dërgoi një letër në Gjykatën e Lartë dhe KLGJ ku konstatonte mbarimin e mandatit të Dvoranit si anëtar në Gjykatën e Lartë.

Dvoranit i ka mbaruar mandati që në 2014 por ka qëndruar në detyrë prej vakumit në GJL, derisa mbeti dhe si anëtari i vetëm i saj si pasojë edhe kreu i KED.

Tashmë me mbarimin e mandatit Ardian Dvorani duhet të largohet si anëtar i Gjykatës së Lartë, njëkohësisht dhe nga kreu i KED por gjithashtu duhet të vijojë përballjen me drejtësinë ndaj kallëzimeve penale nga Presidenti Meta jo më me si anëtar i këtij institucioni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb