TIRANË

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se është trishtimi i madh vendimi që nuk merr KLGJ me demek se do të pyesë eksperët e USAID dhe EURALIUS. Sipas Manjanit institucioni i ri i reformës në drejtësi nuk zbaton Kushtetutën e Republikës që thotë qartë se “Mandati i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë është 9 vjet” .

Ai thotë më tej ‘se ç’punë ka USAID e EURALIUS të japë mendim mbi qëndrimet zyrtare të shtetit, këtë vetëm KLGJ e di!’.

POSTIMI I MANJANIT
Ky vendimi që nuk merr vendim i KLGJ, por që do të pyesë me demek ekspertët e USAID dhe EURALIUS, është trishtim i madh.
Trishtim kur sheh se si institucioni i ri i Reformës nuk ka as bythë të zbatojë drejtpërdrejt Kushtetutën e Republikës!
Kushtetutën, jo interpretimet rreth saj, as të Presidentit po deshën, por të Gjykatës Kushtetuese e kanë me detyrim.
Edhe njëherë e përsërisim se Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese e thonë qartë që “Mandati i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë është 9 vjet” .
Pra vetëm 9 vjet! Jo 9+ sa ti dojë qejfi vetë gjyqtarit!!! Çfarë logjike është kjo?!
Është krejt e thjeshtë dhe e qartë është kjo punë. Aritmetikë e klasës së katërt. Thjesht në numërojnë sa vite ka në detyrë gjyqtari Ardian Dvorani.
Se ç’punë ka USAID e EURALIUS të japë mendim mbi qëndrimet zyrtare të shtetit, këtë vetëm KLGJ e di!!!!
Si ka mundësi që disa ekspertë pa emër e pa cv, të paguar për t’i shërbyer qeverisë na zëvendësokan Kushtetutën, Gjykatën Kushtetuese e madje edhe vetë KLGJ?!
Po ti kërkojnë mendim Komisionit të Garancive Statutore të PS më mirë.
Edhe juristët e Kryeministrisë, të Kodifikimit po e po, janë më bindës sesa USAID e EURALIUS.
Çfarë lesh reforme quhet kjo?!
Pa shpresë…!

Manjani Fb
Manjani Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb