TIRANË
Këshilli i Lartë Gjyqësor tashmë ka njohur edhe drejtuesin e tij. Në krye të këtij institucioni është përzgjedhur me dhjetë vota, Naureda Llagami.
Ndërkohë është mbledhur për herë të parë këtë të enjte Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe po drejtohet nga Fatmira Luli si anëtarja më e vjetër në moshë jo-gjyqtare. Alban Toro, Fatmira Luli dhe Naureda Llagami ishin në garë për kryetar të KLGJ-së, ndërsa në fund Llagmani mori frenat e këtij institucioni të ri të drejtësisë.
Krahas drejtuesit të KLGJ-së, është zgjedhur edhe nënkryetari i saj Maksim Coku, ndërsa në garë ishin Naureda Llagami dhe Fatmira Luli. Gjatë ditës së djeshme u zgjodhën edhe drejtuesit e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Të pranishëm në konstituimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor kanë qenë kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori si dhe Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca.
Themelimi i dy institucioneve do t’i hap rrugë krijimit të SPAK, i cili ka për synim hetimet në nivele të larta të korrupsionit, përfshirë edhe personalitete në fushën e politikës.
(n.m/BalkanWeb)