Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka përshendetur përmes një statusi në twitter, procesin për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

“Më shumë se 300 gjykatës mblidhen sot për të zgjedhur 6 anëtarë të KLGJ. Ky votim do t’i japë formë sistemit të drejtësisë dhe do të forcojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri. Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar të mbështesë Shqipërinë për t’i mundësuar drejtësi të gjithë qytetarëve të saj.” Shkruan Soreca në Twitter.

Gjykatësit janë mbledhur sot për të përcaktuar 6 anëtarët Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ashtu si në KLP, edhe sot në garë janë 10 gjyqtarë, të cilët do të sfidojnë njëri-tjetrin për gjashtë vende në këtë institucion. Në procesin e zgjedhjes së gjykatësve janë të pranishëm edhe përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb