Banka zvicerane Credit Suisse ka deklaruar se klientët e tyre tërhoqën më shumë se 61 miliardë franga zvicerane (55 miliardë £) nga banka në fillim të vitit, duke nxjerrë në pah shkallën e panikut që kontribuoi në dështimin e saj dhe blerjen nga rivali i saj UBS muajin e kaluar.

Huadhënësi zviceran tha se “tërheqjet e rëndësishme” ishin pjesërisht për shkak të performancës së dobët financiare në tremujorin e parë, me humbjen që arriti në 1.3 miliardë franga zvicerane për tre muajt e parë të vitit.

Në të njëjtën periudhë gjatë vitit të kaluar bilanci ishte 300 milionë franga më shumë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: