Pas një viti pauze, Klik Ekspo Group rikthehet me Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, por me një slogan që përcjell temën e ditës: “One Balkan, Stronger Balkan”/ “Një Ballkan i vetëm, Ballkan më i fortë”. 

Eshtë e vërtete, lejtmotivi kryesor i këtij edicioni është ky: “One Balkan, Stronger Balkan”/ “Një Ballkan i vetëm, Ballkan më i fortë”.

Promovimi i bashkëpunimit rajonal, i unifikimit të tregjeve rajonale, tregje të hapura të cilat funksionojnë mes tyre si enë komunikimi. I qëndrojmë kësaj ideje që një bashkëpunim i fortë ekonomik mes 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor, zbeh dhe çbën rëndësinë e kufinjve si koncept gjeografik dhe socio politik.

Ç’është e vërteta, Klik Ekspo Group ka më se 15 vite që promovon këtë bashkëpunim, edhe në ato vite kur koncepti i Schengeni Ballkanik përmendej si nëper dhëmbë dhe ishte pothuajse i pa imagjinueshëm!

Me thënë të drejtën ndihemi pak krenarë pasi ne, me aktivitetet tona kemi shtruar udhën drejt hapjes dhe njëjtësimit të tregjeve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në vitin 2015, në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, slogani dhe e gjithë fushata jonë e komunikimit ishte: “Ballkani, toka e kontrasteve, toka e premtuar. Marshi i sipermarrësve drejt tokës së premtuar” duke dashur fort në këtë mënyrë të paraqesim përmes Panairit tonë, Ballkanin si një të tërë, si “toka” e mundësive karshi kërkesës se sipërmarrësve evropiane dhe më gjerë, për të investuar në Ballkan!

  • foto galeri

Sa shtete marrin pjesë dhe cila është ajo që mund të quanim “befasia” për vizitorin e panairit?

Në këtë edicion të 27-të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, marrin pjesë për herë të parë dhe njëkohësisht të 6 shtetet e Ballkanit Perendimor: Serbia, Mali i Zi, Kosova, Bosnja Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe normale Shqipëria përmes sipërmarresve, bizneseve por edhe institucioneve zyrtare, organizatave te biznesit, dhomave të ekonomisë, tregetisë dhe industrisë siç është dhe organizatave jo-qeveritare.

Prezantohet për herë të parë Forumi i Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor 6 (WB6 CIF) që është një nismë e përbashkët e dhomave të tregtisë dhe industrisë të këtyre 6 shteteve që thamë me sipër: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.

Kjo nisëm synon nxitjen e bashkëpunimit në projekte të mëdha mes vendeve tona.

Do të ketë mjaft të reja ky event: perveç tiparit të fortë ballkanik, ka prani dhe nga vende të tjera si Turqia, Italia, Rajone të shumta italiane si Rajoni i Marche, Komuna të Italisë si Casalvecchio di Puglia e vetmja komune arbëreshë në Puglia.

Do ketë institute dhe sfilata mode, master class të ndryshme, Show, Prezantime, koferenca …

Me pak fjalë, do të jemi një familje e madhe që do të jetojë përgjatë këtyre 4 ditëve duke shkëmbyer ide biznesi, duke formuare ofruar eksperienca, duke shpërndare kulturë, art, duke gëzuar faktin e të qenit së bashku sidomos në këtë kohë aspak të lehtë që po kalojmë.

 Sa i kanë shërbyer kompanisë Klik Ekspo Group vitet e eksperencës për të mundësuar realizimin e nismave të tilla, për mendimin tim (tonin), jo pak të ndërlikuara. Sidomos për një kohë besoj mjaft të shkurtër?

Nuk e kemi patur të lehtë, megjithatë afro 30 vite eksperiencë që mbajmë mbi shpatulla, që ditën e parë kur morrëm konfirmimin për mundësinë dhe lejimin e organizimit të Panairit, (që ishte vetëm nga mesi i shtatorit), ndërtuam konceptin, planin e veprimit dhe realizimit).

Duke u mbështetur te partneret tanë besnikë dhe duke e shndërruar këtë nismë si një farë misioni (ai për progres).

Konceptimi i biznesit si një mision, për ne është mënyra më e mirë e rritjes së përgjegjshmërisë sociale.

Gjithë aktiviteti i Klik Ekspo Group, që në fillesat e tij është përshkruar nga kjo frymë duke dashur pikë së pari impaktin pozitiv në shoqëri e komunitet, në Shqipëri por edhe në rajonin tonë të trazuar.

Urojmë që edhe me këtë Panair të përmbushim çfarë në synojmë të përcjellim përmes prezantimit të sipërmarrësve nga Ballkani Perëndimor.

 Covid, si ndikon?

Panairi organizohet në një moment kur sektori i promovimit përmes ekspozitave në vende të tjera nuk është i hapur tërësisht si pasojë e COVID19.

Në këtë aktivitet nuk ka masa dhe ndalime drastike që shkaktojnë mungesë shikueshmërie dhe takimesh. Sigurisht që do të ketë një protokoll shëndetësor me masa mbrojtëse kundër COVID-it, por nuk do të ketë kufizime në orar apo paraqitje të certifikatave të vaksinimit në hyrje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb