TIRANË

Nga Hasi, para nisjes së takimit me me delegatët dhe strukturat e PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha, akuzoi sërish kryedemokratin Basha si peng të qeverisë në pushtet. Ai kërkoi bashkimin e hasianëve, në Kuvendin e 11 dhjetorit, për të cilin tha se do të jetë dita e rithemelit të PD-së për ta kthyer sërish partinë në shtëpinë e lirisë.

“Shpreh mirënjohjen time të pakufijshme ndaj jush për mbështejen që i keni dhënë PD në 30 vite, për atdhetarinë, burrërinë trimërinë e bijëve dhe bijave të Hasit që në cdo kohë kanë qenë ndër të parët në sakrificën për cështjen kombëtare.

Sot PD e Hasit, dega e saj kryetari i nderuar janë rrjeshtuar të gjithë në mbështetje të fuqishme të kësaj lëvizje të këtij dhjetori të ri, të këtij zgjimi të vërtetë kombëtar, që sunon rikthimin në Shqipëri të pluralizmit politik. Synon rithemelimin e PD-së   por ju garantoj, synon rikthimin e dinjitetit kombëtar të shqiptarëve, rikthimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian. Rikthimin e shqiptarëve në rrugën e begatimit që ata meritojnë. Shndërrimin e Hasit, Kukësit, e Tropojës dhe mbarë Shqipërisë në një vend shpresëdhënës.

Ne qëndrojmë e do qëndrojmë fort për idealet tona, për familjet shqiptare, për interesin kombëtar, të gjitha sot të kërcënuara nga një klik në pushtet që ka rivendosur në Shqipëri diktaturën e krimit, drogës narkoshtetit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kjo klikë antikombëtare që qeveris sot Shqipërinë që është bërë një shtojcë vasale e regjimit të Beogradit për fat të keq ia doli të marrë peng edhe kreun e PD e themeluar mbi idealet tuaja të lirisë. PD përfundoi mjerisht për shkak të ish-kreut të saj në një peng të zeografit bis Edvin Kristaq Ramës, këtij tregtari të trojeve shqiptare, vasil i Vuçiçit.

Hasi është dhe mbetet gjithmonë, demokrat dhe i pamposhtur i vendosur të mbrojë vlerat e demokracisë. Askush nuk ka luajtur rolin që ju luatët në luftën e Kosovës, derdhën gjakun e tyre për lirinë e Kosovës. Janë sot më të vendosur t’i dalin zot asaj ndaj cdo tradhtie.

Në kohëra të vështira kur Beogradi dhe Tirana zyrtare po festonin shuarjen e PD, demokratët në Has, Kukës, Tropojë, Gjirokastër Kolonjë e mbarë Shqipërinë u zgjuan në një lëvizje të fuqishme.

Ju ftoj me 11 dhjetor në Kuvendin e rithemelit të PD, të rikthejmë edhe një herë PD në shtëpinë e lirisë, sic e themeluan ata që ne i thirrëm studentët liberatorë apo engjëjt e demokracisë.” u shpreh Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb