Gazetari Klodian Tomorri lidhur me çështjen e amnistisë fiskale ka thënë në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 se duhet ndarë nga legalizimi i krimit dhe veprës penale.

Sipas Tomorrit, në gjithë botën bëhet pastrim parash por tek amnistitë duhet një ndarje e saj nga legalizimi i krimit dhe veprës penale, duke thënë se ato nuk janë ‘gogol’.

 

”Në vitet elektorale joshja për masa të tilla relaksuese është më e madhe. Ulje taksash, aminsti, përjashtime.

Pastrimi i parave ndodh në Shqipëri dhe në gjithë botën. Janë bërë koncesione me parajsa fiskale. Ku e dimë ne nga vijnë, nga Panamaja, ishujt Kajman, Virxhin. Ka pasur skandale, edhe banka daneze ishte para 1 viti 200 miliardë euro para të pastruara.

Pastrimi i parave ndodh çdo ditë. Amnistitë nuk janë gogol. Dhe nuk lidhen me legalizimin e veprës penale apo parasë së jashtëligjshme. Ke bërë para të jashtëligjshme, i fut në amnisti por kjo nuk do të thotë se je i amnistuar për veprën penale.

Edhe pas 10 vjetësh, kapesh p.sh, me një cigare hashash. Duhet hequr amnistia nga legalizimi i krimit dhe veprës penale.”- tha Tomorri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb