Gazetarja Klodiana Lala vlerësoi Marsida Xhaferllarin të dekretuar sot nga Presidenti Ilir Meta si gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese.

Në emisionin “Real Story”, në News24, Lala tha se Xhaferllari është Vetuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pasi ajo kandidoi për në Gjykatën Kushtetuese nga radhët e juristëve të spikatur, nga jashtë sistemit.

“Xhaferllari është një gjë tjetër. KPK nuk doli në një vendim përfundimtar për faktin se sipas komisionit ajo e kishte humbur statusin e magjistratit. Mua më lind pyetja? pse KPK vetoi dhe hetoi për dy vite me radhë për dy vite me radhë një zonjë që kishte humbur statusin të magjistratit. Ata e nxorën në seancë publike dhe më pas dolën në këtë përfundim.

Ajo kandidon nga radhët e juristëve të spikatur, që do të thotë se ka një Vetting të bërë nga KED. Xhaferllari është vetuar si një juriste e spikatur që ka kandiduar nga jashtë sistemit, sepse kemi juristë që garojnë nga brenda sistemit, siç është Besnik Muçi, që është prokuror”, deklaroi gazetarja Lala.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb