Gazetarja Klodiana Lala përballë Saimir Tahirit deklaroi se këtë javë ka ardhur një tjetër dokument i ri nga Bari për ish-ministrit të Brendshëm. E ftuar në emisionin “Opinion” tha se Prokuroria për Krime të Rënda është duke e hetuar për lehtësirat, që ai, në cilësinë e Ministrit të Brendshëm në atë kohë i kishte krijuar grupit ‘Habilaj’ që akuzohet për trafik droge.

“Nuk kufizohet hetimi i Prokurorisë vetëm në veprimet e kryera në shtetin Italian. Ne kemi qenë në sallën e gjykatës dhe prokurorët e përjashtuan çështjen e byzylykëve”, tha ajo. Lala pohoi se prokuroria ka marrë nga Italia së fundit edhe një letër porosi, pa të cilin e ka të pamundur marrjen e vendimit.

“Para një jave Prokurorisë i ka ardhur letër porosia nga Bari dhe besoj jeni në dijeni, që do të thotë se asnjë prokuror në botë nuk mund ta marrë një vendim pa pritur këtë dokument”, tha Lala. Ndërkohë, vet Tahiri pohoi se nuk ishte në dijeni të këtij fakti.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb