TIRANE-Gazetarja Klodiana Lala tha se ka 4 akuza ndaj ish ministrit Saimir Tahiri. E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Klodiana Lala tha se sipas burimeve nga Prokuroria ka zyrtarë të lartë të përfshirë në trafik lëndësh narkotike. Lala u shpreh se në vitin 2016, Prokuroria pretendoi se u kapën 26 ton kanabis, por policia e përgënjeshtroi duke u shprehur se ishin 26 kilogram dhe jo 26 ton.

“Po kryhen hetimet për grupin ku është i përfshirë edhe ish ministri Saimir Tahiri. Historia për grupin Habilaj-Tahiri ka nisur rreth 1 vit e gjysmë më parë. Në atë kohë mbërritën disa raporte ku flitej për parcelat me hashash dhe kush ishin personat që i dispononin. Në tetor të vitit 2016 Prokuroria ndërmori një aksion ku bllokoi rreth 26 ton hashash në total që ishte gati për trafikim. Në atë kohë u tha se nuk bëhej fjalë për 26 ton drogë, por 26 kilogram dhe ishte ngatërruar një presje. Tahiri përgënjeshtroi kapjen e 26 ton kanabis duke thënë se janë 26 kg kanabis dhe jo 26 ton. Ka prova direkte që implikojnë Tahirin.

Prokuroria ka informacione të detajuara nga autoritetet italiane. Ka prova reale që e ngarkojnë me përgjegjësi Tahirin. Do kete akuza për 4 vepra kriminale, trafik narkoikësh, shpërdorim detyre, ka refuzuar të bashkëpunojë me prokurorine për goditje n e grupeve kriminale, korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë, pra nënkupton marrjen e rryshfetit nga ana e Tahirit. Sipas burimeve nga Prokuroria ka zyrtarë të lartë të përfshirë në trafik lëndësh narkotike. Në kërkesën e Prokurorisë kërkohet edhe kontroll banese dhe personal ndaj Tahirit.”- tha Klodiana Lala.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: