Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se lufta mes bandave në Shqipëri ndodh më shumë për shkak të pronave në bregdet.

Lala u shpreh se përplasjet ndodhin për shkak të pronësisë të pretenduar nga shumë persona në bregdet, kryesisht në atë të Lalzit.

“Kjo nuk është një histori vetëm e bregdetit të Durrësit, por është historia e gjithë bregdetit të Shqipërisë. Nëse hetohet siç duhet, hapet “Kutia e Pandorës” dhe hetimet shkojnë deri në nivele të larta politike”, tha Lala.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb