Takimi midis kryekomisarit të komanduar të Elbasanit, Altin Qato, dhe drejtuesve të Prokurorisë, ka pasur në fokus edhe hetimin e një zyrtari të lartë lokal. Lajmi u bë i ditur nga gazetarja e njohur e kronikës, Klodiana Lala në studion e emisionit “Opinion”.

E pyetur nga drejtuesi i emisionit nëse ai është një zyrtar i zgjedhur apo i emëruar, Lala ka konfirmuar se është një zyrtar i zgjedhur.

Nuk dimë nëse është fjala për kryebashkiakun sikurse dikush nga të ftuarit në panel aludoi, apo ndoshta ndonjë nga deputetët e zonës. Kjo mbetet për t’u parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: