TIRANE- Gazetarja Klodiana Lala nxori në dritë detaje të reja nga dosja e re që erdhi mbrëmjen e sotme nga Italia, lidhur me çështjen ‘Habilaj’.

E ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në “News24” Lala pohoi se dosja në fjalë ka ardhur nga Prokuroria e Antimafias së Leçes, me një material voluminoz për ‘Habilajt’.

Ajo mes të tjerash se këto dosje janë dy hetime të ndryshme.

“Vetëm një orë më parë mbërriti një dosje nga Italia. Nuk e di me numra faqes. Prokuroria e Antimafias së Leçes ka sjell një dosje për çështjen ‘Habilaj’ një material voluminoz. Janë dy hetime të ndryshme. Një hetim nga Gjykata e Katanias, dhe një tjetër nga ajo e Leçes. Kjo çështje që unë flas është një hetim i përbashkët italo-shqiptar, që do harmonizohet me grupin Habilaj. Prokuroria thotë se ka prova. Kur them për prova, sipas prokurorëve ka përgjime ambientale, foto dhe takime të Tahirit me Habilajt. Mbetet për t’u parë. Fakti që këto prova kanë ardhur në rrugë ligjore dhe procedurale, juristët e kuptojnë se janë prova të mirëfillta. Nuk e di nëse kjo dosje do të çohet në Komision.”, tha Lala, shkruan ‘BalkanWeb’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: