Atletja Klodiana Shala humb njeriun e shtrenjtë. Babai i saj është ndarë nga jeta dhe ka qenë vetë Klodiana që ka dhënë lajmin në një postim në Instagram, ku krahas një fotoje ajo bën edhe një dedikim prekës.

“Sot u fik në mëngjes, mëngjesi i jetës sime. Babë, njeriu më i shtrenjtë, motivi i ditëve të mia. Ti që më jepje shpresë, shumë kurajë dhe që ndiheshe krenar dhe kur unë mund të gaboja. Zoti të pranoftë në parajsën e vet!!!”, shkroi ajo.

  • foto galeri
  • foto galeri

Mjaft miq të sportistes kanë dërguar ngushëllime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb