Atletja Klodiana Shala ka rrëfyer se është single, për shkak se ish-të dashurit e kanë tradhtuar. Ajo e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” tregoi se dëshiron që partneri të jetë xheloz dhe ta trajtojë si princeshë, por deri më tani nuk e ka gjetur akoma një mashkull të tillë.

“Unë vdes që i dashuri im të jetë xheloz dhe të jetë vetëm mbas meje e të më shikojë si princeshë. Ish-i im ka parë femra të tjera dhe shëndet. Prandaj jam vetëm”, – tha Klodiana.

Gjithashtu, ajo tregoi se ishin femrat e tjera me të cilat e tradhtonte partneri që ia tregonin të vërtetën.

Por Klodiana ka zgjedhur të shikojë jetën e saj duke mos reaguar ndaj këtyre tradhtive.

“E ke kapur me ndonjë tjetër?”– u pyet ajo.

“Me thënë të drejtën më kanë kapur ato mua (qesh). Unë s’kam bërë gjë, them ec. Çfarë të bëj të rrah ndonjë,”- u shpreh Klodiana.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb