Në stadiumin “Anfield” nesër në orën 20:45 do të përballen Liverpool me Manchester City, sfidë e vlefshme për çerekfinalet e “Champions League”. Në intervistën para mediave, trajneri gjerman i ‘The Reds’, Jurgen Klopp, ka evidentuar faktin se Pep Guardiola nuk ka bërë ndonjë mrekulli, pasi fitoret i ka arritur për shkak se në skuadrat që ka drejtuar ka patur shumë ‘yje’.

“Ekipet e tij janë gjithmonë të pozicionuara në mënyrë të shkëlqyeshme. Vendosja është e rëndësishme, por nuk është magji. Ai gjithmonë ka pasur lojtarë të shkëlqyer, që kanë krijuar skuadra të shkëlqyeshme.

Te Barcelonë ishin Xavi, Iniesta, Busquets, Lionel Messi dhe kompani. Te Bayern Munich, gjithashtu, kishte lojtarë fantastikë, që krijuan një skuadër shumë të mirë. E njëjta gjë te Manchester City. Silva, Agüero, Sané, Sterling dhe Jezus janë të jashtëzakonshëm”.

Duke krahasuar stilin e të dy teknikëve, Klopp, gjithashtu, nuk është se evidenton spanjollin: “Në të vërtetë nuk ka dallime të mëdha, vetëm se Pep gjithmonë ka pasur skuadra më të mira në komandën e tij. Skuadrat e tij kanë qenë gjithmonë me lojtarë të klasit botëror, ndërsa ato të miat kanë pasur nevojë të përmirësohen paksa… financiarisht”.

Fakt interesant është se Jurgen Klopp është trajneri që ka marrë më shumë fitore kundër Pep Guardiolës.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb