Jurgen Klop i mbyll derën largimit të mundshëm të Xherdan Shaqirit, i cili ditët e fundit është parë si një përforcim i mundshëm i Romës. “Mes dhjetorit dhe janarit e kemi pasur stolin plot me djem të rinj – ka thënë trajneri i Liverpulit në konferencë për shtyp -. Ndaj si mund të mendoj se do të largojmë ndonjë nga ekipi?”

“Jo vetëm Shaqirin, por asnjë. Duhet ta mbamë atë dhe gjithë të tjerët për të mirën e skuadrës sonë. Nëse ndonjë do të vinte me një ofertë të denjë nuk e di se çfarë do të ndodhte, mbase do ta mendonim. Por nuk kemi asnjë qëllim nga ana jonë që të bëjmë asnjë veprim”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: