Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, e ka nisur konferencën për shtyp në kuadër të sfidës me Swansea, me kritika kundër Van Basten. Kjo për arsyen se holandezi, i cili mban një post zyrtari në FIFA, ka propuzuar 5-së rregulla të reja për futbollin që do t’a ndryshonin totalisht atë. Mjafton që të përmendim heqjen e kartonave dhe pozicioneve jashtë loje. Kaq ka mjaftuar për të irrituar apo brengosur Jurgen Klopin, i cili ka bërë ironi me propozimet e Van Basten.
2836231_full-lnd
“Unë jam i përfshirë i gjithi nga kjo mënyrë që po luhet futbolli aktualisht. Kjo është magjia e këtij sporti dhe më pëlqen jashtëzakonisht shumë, kështu si është. Nëse dikush do të vendosë të “shpikë” 10 rregulla të reja, atëherë do të kemi një sport ndryshe. Nuk e kam idenë e qartë që çfarë mund të bëj Van Basten, por ka mjaftueshëm fusha që të krijojë një sport tjetër dhe t’i lërë njerëzit dhe sportistët të zgjedhin kë duan të praktikojnë dhe kë duan të ndjekin. Ata që mendojnë për të mirën e futbollit nuk duhet të ngjeshin kalendarin e ndeshjeve, jo të prishin atë që na pëlqen. Ka miliona njerëz që mendojnë se ky është sporti më i bukur në botë,” u shpreh tekniku gjerman.

Trajneri i Liverpool, Klopp nuk e ka kursyer me kaq shfaqjen në konferencën për shtyp dhe ka pranuar se kishte ndjesi të ndryshime në momentin që Saido Mane shënoi golin e dytë në dy ndeshje me Senegalin, duke u kualifikuar për në raundin e ardhshëm të Kupës së Afrikës. “I kam çuar një mesazh: Jam i lumtur për ty, por nga ata tjetër do të doja të fusja një shkelm në b…, tha gjermani.

Padyshim që jam i lumtur që Mane shënoi sërish dhe luajti sërish mirë, por mësuam se edhe një javë do të jemi pa të. Ka qenë një përzierje ndjenjash, sepse realisht bëj tifo edhe që Senegali i tij të shkoi sa më mirë për sa kohë një nga lojtarët tanë kryesorë luan atje.”

Liverpool do të presë Sëansea City, të shtunën në “Anfield Road” pasi ka barazuar në dy ndeshjet e fundit të kampionatit. “Të kuqtë” mund të bazohen edhe te rikthimi i Coutinho, i cili luajti për 60 minuta në ndeshjen e Kupës së Anglisë të fituar ndaj Plymouth. “Kur Phil të jetë gati 100% ekipi ynë do të jenë më i fortë”, përfundoi Klopp.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb