Liverpul mori një fitore mbreslënëse në miqësoren e zhvilluar përballë Mançester Junajtid. Njëri nga golat u shënua nga blerja më e re e skuadrës së Klop, Xherdan Shaqiri. Në përfundimin e ndeshjes trajneri gjerman ka qenë shumë i entuziazmuar nga shqiptari.


“Nuk është normal. Ka vetëm 4 ditë që stërvitet me ne dhe është përshtatur kaq mirë në stilin tonë të lojës. I kemi dhënë liri që të luajë siç ai dëshiron, na ka dhënë më shumë dinamikë me shpërthimet e tij në sulm. Edhe te goli i Starixh këtë bëri. Unë dua të jem i sinqertë, ishte më mirë nga sa e prisja. Kur erdhi këtu ishte shumë i entuziazmuar sepse për të është momenti më i mirë në karrierë”, përfundoi Klop. Shaqiri do të rivalizojë me sulmues të kalibrit Salah e Mane për një vend në formacion.


Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/klop-komenton-performancen-e-pare-te-shaqirit-i-kemi-dhene-liri-na-ka-dhene/


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb