Jurgen Klop është një nga ata që i thotë gjërat troç dhe prandaj tifozët e adhurojnë. Trajneri i Liverpulit nuk i fsheh kurrë emocionet, të mira a të këqija qofshin dhe kjo e ka bërë shumë popullor që kur ishte trajner i Borusias së Dormundit, të cilën ai shpreson ta shikojë kampione këtë vit, sepse siç thotë për tabloidin gjerman “Bild”, “do të ishte e mërzitshme nëse fiton sërish Bajerni i Mynihut”.

Gjithashtu ka dy fjalë dhe për Kutinjon, brazilianin të cilin e drejtoi te Liverpuli dhe që këtë sezon është huazuar te Bajerni i Mynihut nga Barcelona. Klop ka vetëm fjalë të mira për të, ndërsa rrëfen dhe disa prapaskena të transferimit të tij te Barcelona. “Ai është një futbollist dhe një djalë i mirë. Do të doja ta mbaja, por ishim të detyruar ta shisnim te Barcelona. Mbase mund t’ju tingëllojë e çuditshme, por nuk mund ta mbanim më”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb