Jurgen Klop, trajneri i Liverpulit, analizon fitoren 3-1 të skuadrës së tij në shtëpinë e Sauthemptonit. Tekniku gjerman vlerëson në maksimum suksesin që e lejon Liverpulin e tij të marrë vendin e parë të paktën përkohësisht, ndërsa nuk harron të t’u përgjigjet dhe kritikëve të lojës që ai aplikon te “The Reds”.

“Ka njerëz që duan të na shohin të luajmë si Mançester Siti, por ne luajmë sipas mënyrën sonë dhe kemi jë mënyrë të bukur loje. Deri tani kemi grumbulluar 82 pikë, kjo ndaj Sauthemptonit ishte një fitore e rëndësishme, frut i një organizimi të mirë dhe një presioni të vazhdueshëm. Henderson dhe Milner luajtën shumë mirë dhe udhëhoqën të gjithë skuadrën. Sezoni është paksa i komplikuar për të gjithë ne. Duhen minimalisht 90 pikë për t’u shpallur kampionë. Jemi në garë dhe kjo është fantastike”.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb