Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka deklaruar pas ndeshjes se asnjëherë në jetën e tij nuk ka përjetuar një ndeshje të tillë.

“Ajo që ndodhi sonte, është një përzierje e një skuadre fantastike, dhe një atmosfere sensacionale. Do ishte e shkëlqyeshme nëse do e shpjegonim dot. E tëre performanca, në fakt e tërë ndeshja ishte spektakolare. Para ndeshjes u thashë lojtarëve se ishte e pamundur, por ishin ata, dhe kishin një shans. Kam shikuar kaq shumë ndeshje në jetën time, por s’mbaj mend një ndeshje të tillë, të fitosh me ekipin më të mirë në botë është e vështirë”, ka deklaruar Klopp.

Ekipi i tij arriti të përmbyste rezultatin 3-0 në Camp Nou duke fituar në ‘Anfield’ 4-0 për t’u kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb