Liverpool shkoi në finale të FA Cup, pas fitores 2-3 me Manchester Cityn. Pas takimit të luajtur në Wembley, gazetarët morën një intervistë të Jurgen Klopp, trajnerit të të kuqve. Klopp flet me entuziazëm, teksa thotë se 45 minutat e para ishin më të mirat që ai ka parë ndonjëherë te ekipi i tij. Gjithashtu, “timonieri” vlerëson kundërshtarin.

 

“Mund të them se sot ishte pjesa e parë më e mirë që Liverpooli im ka luajtur ndonjëherë. Më pëlqeu çdo sekondë e atyre 45 minutave të para. Padyshim që pas golit të Grealishit, ndeshja u rihap dhe pamë të gjithë cilësinë e kundërshtarit, i cili mbetet një ekip i çmendur. Ne jemi shumë të lumtur pikërisht sepse e dimë se sa e vështirë është të fitosh kundër tyre. Jemi në qiellin e shtatë: kemi mundur ekipin më të fortë në botë” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb