KLOS- Sëmundja gungore e lëkurës, që paraqitet te gjedhet, apo “dermatoza nodulare e gjedhit” ka prekur disa fshatra në Klos, në Mat. Dhjetëra banorë të fshatrave të zonës kanë shprehur shqetësime për situatën e krijuar, pasi u kanë ngordhur gjedhët.

Edhe pse Ministria e Bujqësisë ndërmori një nisme kontrolli dhe vaksinimi për këtë sëmundje që prek gjedhët, banorët në këtë zonë nuk kanë mundur të realizojmë këtë proces.

Nisur nga kjo problematike, banorët e Klosit kanë protestuar paraditen e sotme, duke bllokuar për rreth një orë, rrugën nacionale Peshkopi-Tiranë, në vendin e quajtur “Klos Katund”.

Ata kërkojnë takim me ministrin e Bujqësisë, për të gjetur një zgjidhje, ose në të kundërt do të bllokojnë sërish rrugën.

“Gjedhët e disa fshatrave të bashkisë kanë ngordhur nga dermatoza nodulare. Ngordhja e gjedhëve ka ardhur nga mosvaksinimi. Kërkojmë takim me ministrin e Bujqësisë. Nëse nuk ndodh takimi, do bllokojmë sërish rrugën”, thonë banorët.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb