KLOS- Një projekt i papërfunduar i nisur 3 vite më parë në njësinë administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit, ka bërë që banorët e fshatit Gurrë e Vogël të dalin në protestë. Dhjetëra banorë u mblodhën aty ku përfundon loti i parë i rrugës Ura e Shulbatrrës – Gurrë e Vogël, ku dhe pritej të niste loti i dytë.

Edhe tabela e vendosur në fillim të punimeve për asfaltimin e rrugës tregon se rruga do të asfaltohej deri në fshatin Gurrë e Vogël.
Banorët thonë se punimet u ndërprenë me ndërrimin e qeverisë. Ata kërkojnë që projekti të shkojë deri në fund, në të kundërt nuk do t’i ndalin protestat e madje, nuk do të marrin pjesë në votimet e ardhshme.

Banorët e fshatit Gurrë e Vogël thonë se zbatimi i këtij projekti do të ndihmonte në zhvillimin ekonomik të zonës në përdorimin e resurseve turistike që ka.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb