Një 50-vjeçar, banues në fshatin Fshat të Klosit, është proceduar nga policia e Matit si i dyshuar për veprën penale “Shkatërrimi i veprave kulturore”, “Shpërdorimi i tokës”, dhe “Ndërtimi i paligjshëm”.

Në një njoftim të policisë thuhet se shtetasi F. S., 50 vjeç, banues në fshatin Fshat, Klos, dyshohet se ka kryer ndërhyrje, gërmime dhe spostime të inerteve në monumentin e kulturës “Ura e Vashës”, si dhe është konstatuar duke ndërtuar një objekt pa u pajisur me lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb