KLOS

Pasditja e sotme është shoqëruar me shtrëngata shiu në zonat malore të Klosit. Në njësinë administrative Xibër në bashkinë e Klosit, shkarkimi i rrufesë goditi një tufë bagëtish, e cila ndodhej në mal në kullotë.

Gazetari i “BalkanWeb”, Enver Doçi raporton se të paktën 28 krerë bagëti të imta kanë ngordhur nga goditja e rrufesë. Për fat të mirë, ruajtësi i tyre, shtetasi me inicialet H.Z nuk ka pësuar asgjë pasi në momentin e shkarkimit të rrufesë ndodhej larg vendit ku po kulloste bagëtia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb