Nga ENVER DOÇI*

KLOS – Ndryshe Nga Bashkia e Burrelit ku një muaj më parë niveli i vjeljes së taksave vendore ishte në masën 70%, në Bashkinë e Klosit situata është skandaloze.

Në 11 muajt e këtij viti, plani për të ardhurat vendore ka qenë rreth 14 milionë lekë, vetëm 47% është arkëtuar dhe kjo, sipas Sektorit të të Ardhurave Lokale në bashki, ngn taksat që mbledh vetë institucioni.

Ashtu si në Burrel, edhe në Klos është parë një neglizhencë e Drejtorisë Rajonale të Tatimtaksave Dibër për vjeljen e tatimit të thjeshtuar.

Pjesë e rëndësishme e buxhetit të çdo njësie janë të ardhurat nga taksat vendore. Grandi që i akordohet çdo bashkie apo komune nga qeveria, përdoret kryesisht për pagat dhe shërbimet, ndërsa investimet planifikohen nga mbledhja e taksave vendore.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: