Konferenca kombëtare mbi “Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve në Shqipëri – Boshllëqet, Sfidat dhe Perspektivat në rrugen e Përafrimit me BE-në”. Në Konferencë ishin të pranishëm Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Z. Blendi Klosi, Ambasadori i BE-së në vendin ton Luigji Soreca dhe Ambasadorja suedeze, Elsa Hastat.

“Për të vendosur mekanizma, sisteme të cilat BE ka vite që i implementon sisteme të cilat BE ka vite që i ka busull dhe i ka situate të panegociueshme që ai që i ndodh do të duhet të paguaj, që ai që i shkakton mbetjet do të duhet të ketë dhe përgjegjësinë e menaxhimit të këtyre mbetjeve dhe natyrisht duhet të kemi një sistem shumë të fortë në rregulla, ligje, zbatimi i këtyre ligjeve dhe penalitete. Ne kemi pasur problematika të mëdha por menaxhimi më i madh mund të shkoj te penalitetet dhe dakortësia që mbetjet urbane ësht ënjë krim mjedisor.

E kemi futur si krim mjedisor te ndryshimet e fundit të Kodit Penal me mbështetjen që na ka ardhur nga mbështetja e projektit të BE. Një debat i madh i vjetër për të sjellë hedhjen e mbeturinav e si ndjekje penale, por A ka vepruar ky në realitet. Ky padyshim është një mangësi me të cilën ne duhet të diskutojmë dhe të flasim shumë here”, tha Ministri Klosi.

Përmbushja e kërkesave të BE-së për menaxhimit të mbetjeve është një proces mjaft i ndërlikuar ku palët e interesit kanë përgjegjësi dhe luajnë një rol të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm. Ndërkohë BE ka ndërmarrë një sërë projektesh në këtë fushë dhe investimi i ardhshëm është ndërtimi i sistemit për përpunimin e mbetjeve të përpunuara për Rajonin Kukës dhe Gjirokastër, ku përfshihen 16 bashki. “Me financimet tona që do të vinë për të gjitha shtetet do të kalojnë në hapin e rradhës ku do të investojnë në menaxhimin e integruar të mbetjeve. Ekonomia qarkulluese është një ndihmë për mjedisin dhe ripërtëritjen ekonomike.

Menaxhimi i mbetjeve bëhet vetë si një biznes fitimprurës ku për ekonominë gjeneron vende të reja pune. Që prej korrikut të vitit të shkuar ka nisur një fushatë e quajtur “Evropa është këtu”. Ky është një hap për mjedisin dhe ndryshimet e saj duke arritur një mjedis të gjelbër”, tha Soreca. BE ka si prioritet të saj për Ballkanin Perëndimor mjedisin dhe ndryshimet klimatike në përputhje me këtë është miratuar dhe Axhenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, në bazë të së cilës ndërmerren të gjitha hapat sin ë fushën e legjislacionit dhe në fushën e investimeve konkrete.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb