Pas shfaqjes së rasteve me Covid-19 në 3 bashkitë e Qarkut Dibër, Mat, Bulqizë e Dibër edhe Klosi është futur në hartën e infektimeve nga koronavirusi. Këtë të Martë është shfaqur rasti i parë në këtë bashki.

Burime pranë NJVKSH Mat thanë se rasti është në zonat rurale por pa e përcaktuar se ku. Me zbulimin e këtij rasti ka nisur hetimi epidemiologjik duke gjurmuar kontaktet e të të infektuarit të parë në Bashkinë e Klosit.

Njëkohësisht vijon hetimi epidemiologjik të 2 rasteve zyrtare të zbuluara një ditë më parë në qytetin e Burrelit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb