TIRANE- Delegatët e kongresit të PS-së votuan dje, për 175 anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare. Ndër kandidatët që garuan për këto vende ishin futur edhe emra të njohur, por shumë prej tyre ishin të rinj në PS. Ajo që bëri përshtypje ishte futja e emrit të deputetit të Vlorës, Koço Kokëdhima në listën e kandidatëve për anëtarë të asamblesë, që i takonte Bashkisë së Vlorës.

Sekretari organizativ, Blendi Klosi, pasi lexoi emrin, u shpreh se ai ishte futur gabimisht aty, pasi është deputet, dhe si deputet Kokëdhima hyn automatikisht si anëtar i AK. Ndër emrat e tjerë binte në sy nga qarku i Elbasanit, emri i një prej të kritikuarve nga Ben Blushi, Bukurosh Stafës, ish-deputeti që votoi Bamir Topin president, por në listë ishin, nga Bashkia Lezhë Mejreme Delishi, kandidatja që dha dorëheqjen nga lista për t’u bërë deputete, Natasha Paço si propozim i Bashkisë Durrës, një prej emrave të hershëm në PS, Elisa Spiropali nga Bashkia e Tiranës, Arbi Mazniku, drejtoresha e QSUT-së, Gerta Manastirliu, kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, Ervin Mete, Stefan Çipa, zv.ministri i Brendshëm, ish-kreu i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi etj. Po kështu, delegatët votuan edhe për 9 anëtarët e Komisionit të Garancive Statutore.
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: