Strukturat hoteleiere turistike, duhet të organizohen për të krijuar një ofertë të përbashkët, për ta kthyer Qarkun e Beratit në një destinacion turistik disa ditor. Duhet të krijojnë atraksionet e tyre turistike, festat e tyre, sikundër ajo e verës. Komunitetet e hotelierëve duhet të organizohen që të jenë një zë I përbashkët për partneritet dhe kritikë me pushtetin Lokal dhe atë Qëndror, dhe e gjtihë kjo për të krijaur ekonominë e qytetit.

Por, komuniteti i turizmit duhet të jenë të vëmendjshëm dhe për masat lehtësuese që merr qeveria, në mënyrë që të përfitojnë prej tyre. “Ju jeni 38 subjekte që keni aplikuar për struktura akomoduese ka dhe të tjerë që duhet të aplikojnë sepse pas lehtësirave fiskale që janë bërë nga Qeveria e Edi Ramës 6 për qind pëfitim në akomodim e marrin ato struktura të cilat certifikohen si struktura hoteliere.

Pra hotel, guest house, bujtina nga institucioni i Turizmit, ndërkohë që një pjesë e tyre akoma nuk kanë aplikuar. Kështu që e para gjë është që t’i themi kolegëve që nuk kanë aplikuar që deri në datën 31 mars Ministria e Financave dhe Drejtoria e Tatimeve që ju ka shpërndarë të gjithëve një njoftim toleron që ky 6 për qindsh të jetë pa çertifikimin, mbas 31 marsit jo vetëm që sdo të marrin më përfitimin e 6 për qindshit por do të penalizohen edhe për periudhën paraardhëse”, tha Ministri i Turizmit, Blendi Klosi.

Berati duhet të krijojë ofertën e vet turistike, atraksionet e veta, festat e veta dhe për në këtë mënyrë ajo do të krijoj turizëm jo vetëm për një natë, por disa ditor. Sektori I turizmit duhet të mendoj se si të prodhoj më shumë ekonomi, si të bëhen më të rëndësishëm, duke patur dhe ndikim në vnedimarrje. Jemi para miratimit të minishengenit. Kjo është një mundësi e artë për zhvillimin e turizmit, pasi do të ketë lehtësira për të hyrë në kufi, por turizmi duhet të jetë I përgatitur për këtë ndryshim, duhet të orientohet në politikat e reja.

“Duhet të promovojmë poltikat që tashmë kanë të bëjnë me infrastrukturën, por duhet të bëjmë dhe politika që kanë të bëjnë me rajonin. Pra, dakord është bllokuar Italia, Evropa, po rajoni nuk ka minishengenin që e kemi diktuar kaq shumë. Për ne Shengeni ballkanik mund të jetë mundësia e artë e shkëlqyer që ne të kemi një turizëm të brendshëm në rajon dhe sa shpejtë të ndodhi të mos kemi kufij në këtë situatë. Të kemi shumë më tepër turizëm të brendshëm me kontruibute të përbashkëta shtet privat duhet të promovojmë Beratin në këtë turizmin rajonal si një qytet që ka shumë histori dhe shumë ngjarje që mund të behën atraksion për rajonin. Unë këtë e kam një pyetje fare të sinqertë. Cfarë poltike duhet të bëjë shteti, qeveria ministria, që të promovojë Beratin me destiancion me natë – fjetje.

Çfarë duhet të bëjmë ta promovoljmë që të kalohet një natë në Berat. Këtë se kemi. Njerëzit të mendojnë që po të vijnë në Bërat të kenë çfarë të bëjnë. Shqiptarët dhe pastaj të huajt dhe këtu duhet gjithë kontributi ynë, Ne e kemi detyrë, ju e keni detyrim për të mbrojtur interest e parave që keni investuar në hotelet tuaja. Pra ka ardhur koha që si e gjithë bota ne të vendosim rregulla dhe të krijojmë një komunteti të fortë qëi ndikon qeverisë mua deputetit, ministrit, përfaqësuesit të kësaj zone.”, tha Klosi. Në fund të takimit ai shpërndau çertifikatat e kategorizimit të strukturave akomoduese, në bazë të së cilës do të fitojnë dhe lehtësira fiskale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb